Menu Close
alse

Rreth Anëtarësimit

Për tu Anëtarësuar, çdo bankë dhe/ose shoqëri komisionere e licensuar nga AMF duhet të aplikojë pranë Bursës ALSE, në përputhje me dispozitat e Kapitullit 2 të Rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve.

Pranimi i një banke dhe/ose shoqërie komisionere të licensuar nga AMF për t’u Anëtarësuar në ALSE i nënshtrohet miratimit paraprak me shkrim nga ALSE. ALSE u jep të drejta hyrjeje të barabarta në Tregun e ALSE të gjithë Aplikantëve të përshtatshëm që plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara në këtë Rregullore dhe në Ligjet Shqiptare përkatëse.

Bursa Shqiptare e Titujve

Procesi i Anëtarësimit dhe Hapat

1 Depozitimi i aplikimit

Aplikantët depozitojnë pranë ALSE aplikimin me shkrim për Anëtarësim, duke përdorur formularin standard të miratuar nga ALSE dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar.

2 Kërkesa për informacione shtesë

ALSE mund t'i kërkojë Aplikantit informacione dhe dokumente shtesë dhe mund të nisë hetimet për verifikimin e informacionit të dërguar prej tij, nëse e gjykon të nevojshme. ALSE mund t'i kërkojë njërit apo disa përfaqësuesve të Aplikantit që të paraqiten për intervistë pranë ALSE.

3 Vendimmarrja e ALSE

ALSE, pasi merr një aplikim për Anëtarësim dhe çdo informacion shtesë të kërkuar prej saj, e miraton ose e refuzon aplikimin sipas gjykimit të saj të vetëm, ose e miraton me disa kushte dhe/ose kufizime që i gjykon të përshtatshme. ALSE e njofton Aplikantin me shkrim për vendimin e saj, duke dhënë edhe arsyet e këtij vendimi. ALSE duhet ta miratojë vendimin e saj dhe t'ia bëjë atë të ditur Aplikantit brenda një afati prej tridhjetë (30) ditësh pune pas datës në të cilën ka marrë të gjithë informacionin që, në gjykimin e saj, e ka konsideruar të nevojshëm për vlerësimin e aplikimit.

4 Autorizimi i Brokerave

Në rastin e miratimit të Anëtarësimit, vendimi i ALSE duhet të përfshijë edhe autorizimin që lejon Brokerin/at e Anëtarit të veproj(n)ë si përdorues i/të Sistemit ETS.

5 Konfidencialiteti

ALSE do të ruajë konfidencialitetin e informacionit të dërguar nga një Anëtar ose një Aplikant në lidhje me një aplikim për Anëtarësim, ose të marrë prej saj gjatë shqyrtimit të aplikimit.

6 Njoftimi i AMF-së

ALSE njofton AMF-në dhe, sipas rastit, Institucionin/et e Klerimit dhe Shlyerjes, për pranimin e Anëtarëve të rinj dhe të Brokerave të tyre, si dhe për datën e miratimit të tyre dhe/ose datën kur do të fillojnë të tregtojnë.

7 Refuzimi dhe e drejta e apelimit

Në rast se ALSE vendos të refuzojë një aplikim, ajo njofton menjëherë Aplikantin me shkrim. Aplikanti në fjalë mund ta apelojë vendimin e ALSE për refuzimin e Anëtarësimit pranë AMF, në përputhje me Ligjet Shqiptare në fuqi.

Kërkesat e Anëtarësimit

Lista e Dokumentacionit për Anëtarësim në Bursën Shqiptare të Titujve

Dokumentet e mëposhtme kërkohen si pjesë e dosjes së aplikimit, sipas neneve përkatëse të Rregullores së ALSE.

1

Marrëveshje anëtarësimi, duke përdorur marrëveshjen standard të miratuar nga ALSE.

Neni 2201/1 (iii)
2

Aplikim me shkrim, duke përdorur formularin standard të miratuar nga ALSE.

Neni 2301/1 (i)
3

Ekstrakt historik i përditësuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Neni 2301/1 (ii)
4

Kopje e liçencës së lëshuar nga AMF që autorizon Aplikantin për të ushtruar aktivitetin në tregun e Titujve.

Neni 2301/1 (iii)
5

Kopje e liçencës së lëshuar nga AMF për Brokerin/at e Aplikantit.

Neni 2301/1 (iv)
6

Kopje e kontratës së lidhur ndërmjet Aplikantit dhe Brokerit të tij, duke përfshirë rezultatin e testit të vlerësimit të aftësive të Brokerit/ave për të vepruar si përdorues i Sistemit ETS në ALSE.

Neni 2301/1 (v)
7

Kopje e marrëveshjeve-tip (kur është e zbatueshme), që do të lidhen ndërmjet Aplikantit dhe klientëve të tij, për llogari të të cilëve do të tregtojë.

Neni 2301/1 (vi)
8

Kontrata e Aplikantit me anëtarin klerues dhe shlyerës (CSM), për klerimin dhe shlyerjen e Titujve sipas llojit në AFISAR/ALREG.

Neni 4701/3,4
9

Marrëveshje me AFISAR/ALREG për llogaritë në titujt e Aplikantit.

Neni 4702/4
10

Kopje e NUIS të Aplikantit.

11

Kopje e vërtetimit që Aplikanti ka paguar detyrimet fiskale.

12

Dokument që vërteton pagesën e detyrimeve financiare për anëtarësimin në ALSE.

Neni 2401 (iii)
13

Përmbush çdo kriter tjetër që ALSE mund të përcaktojë në lidhje me Anëtarësimin.

Neni 2201/1 (v)
Kërkesat e Anëtarësimit

Anëtarët Sipas Tregjeve dhe Instrumenteve

Bursa Shqiptare e Titujve

Lista e Anëtarëve të ALSE

Banka e tretë më e madhe në sistemin financiar shqiptar, për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka arritur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha të vendit, kryesisht falë fleksibilitetit të kreditimit dhe zgjidhjeve inovative për biznesin, të cilat shkojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë shërbime bankare në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Banka Amerikane e Investimeve sh.a. (emri tregtar ABI Bank) është licensuar nga Banka e Shqipërisë në Tetor 2015 dhe është filial i zotëruar tërësisht nga Tranzit sh.p.k., një institucion financiar jo-bankar shqiptar. E themeluar fillimisht në vitin 1998 si Bankë Tregtare e Greqisë (më pas Emporiki Bank Greqia S.A.), në vitin 2012 u bë pjesë e IUB Holding, shoqëri franceze 100% filial i Credit Agricole S.A. Në Tetor 2015, IUB Holding shiti 100% të kapitalit aksionar tek Tranzit sh.p.k. Banka ofron shërbime depozitimi, pagesash dhe aktivitete të tjera bankare në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Pjesë e Intesa Sanpaolo Group, është banka e katërt më e madhe në vend, duke ofruar ekspertizën e saj bankare mbi 400-vjeçare përmes një rrjeti prej 35 degësh në Shqipëri dhe platformës së saj inovative Digital Banking. Intesa Sanpaolo Bank Albania punon për të ofruar shërbime bankare dhe financiare cilësore për klientët dhe komunitetet ku operon, duke konkuruar në treg me parimin e "lojës së ndershme" dhe duke bashkëpunuar me entitete ekonomike publike e private. Që nga 21 Gushti 2019, Intesa Sanpaolo Bank Albania është anëtare me të drejta të plota e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Bursa Shqiptare e Titujve

Lista e Brokerave Fizikë

Tarifat

Komisionet e Anëtarësimit

Tarifa totale për Firmat e Brokerimit (fikse)

Tabela

Tarifat e Tregtimit (variabël)

Tabela