Ligjet
Ligji nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për Tregjet e Kapitalit”
Objekti i këtij ligji është rregullimi i tregjeve të kapitalit, mënyrës dhe kushteve për ofrimin, blerjen dhe shitjen e instrumenteve financiare në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcaktimi i procedurave për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të instrumenteve financiare….
Miratoi Kuvendi. Hyn në fuqi 01/09/2020
Materiali i plotë
Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 "Për Titujt", shfuqizuar datë 01.09.2020
Ky ligj përcakton llojet e titujve, rregullon mënyrën dhe kushtet për emetimin e titujve, tregtimin dhe regjistrimin, identifikimin…
Shfuqizuar me hyrjen në fuqi në datë 01.09.2020 të ligjit nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”. Megjithatë, sipas Nenit 337 të ligjit nr. 62/2020, subjektet e licensuara sipas këtij ligji, kanë 18 muaj afat për t’u përshtatur me ligjin e ri.
Materiali i plotë
Ligji nr. 10 158, datë 15.10.2009 "Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore", shfuqizuar datë 01.09.2020
Ligji për Obligacionet e shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore ka si qëllim përmirësimin e bazës ligjore…
Miratoi Kuvendi. Hyn në fuqi 20/11/2009
Shfuqizuar me hyrjen në fuqi në datë 01.09.2020 të ligjit nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”. Megjithatë, sipas Nenit 337 të ligjit nr. 62/2020, subjektet e licensuara sipas këtij ligji, kanë 18 muaj afat për t’u përshtatur me ligjin e ri.
Ligji Nr.56/2020, datë 30.04.2020 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive"
Ky ligj rregullon:
a) themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e shoqërive administruese të fondeve, të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike dhe të shoqërive administruese të fondeve të investimeve alternative, në Republikën e Shqipërisë;….
Miratoi Kuvendi. Hyn në fuqi 20/06/2020
Ligji nr. 10 236, datë 18.02.2010 "Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike"
Ky ligj përcakton rregullat, që lidhen me kushtet dhe procedurat për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike…
Miratoi Kuvendi. Hyn në fuqi 02/04/2010.
