[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE njofton publikun se bazuar në vendimin e datës 23.10.2020 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për heqjen e licencës së shoqërisë komisionere “Triumf Grup”, kësaj të fundit i është pezulluar aksesimi në sistemin elektronik të tregtimit ETS deri në një vendim final të Këshillit Mbikëqyrës të Bursës ALSE.
Shoqëria Komisionere “Triumf Grup” është anëtare për tregtimin e titujve të Qeverisë (GSM) në Bursën ALSE që nga data 30.01.2019[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
